Në kuadër të muajit të Ndërgjegjësimit për luftimin e Kancerit të Gjirit, sot, Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia vizitoi Klinikën e Kirurgjisë Plastike dhe Rikonstruktive.
Ministri Vitia, shprehi kënaqësinë se shteti i Kosovës për herë të parë, përmes buxhetit të ShSKUK, ka siguruar mbi 100 implante dhe 50 ekspander, ku tashmë rikonstruktimi i gjirit mund të bëhet në QKUK, pa pasur nevojë që të paguhet 3 deri në 5 mijë euro në institucionet private shëndetësore. Sipas tij, mbi 50 gra do të kenë mundësinë të bëjnë rikonstruktimin e Gjirit, ku Ministria e Shëndetësisë do të vazhdojë me investime me qëllim që gratë e prekura nga kanceri të kenë me të lehtë diagnostikimin dhe trajtimin e tyre në institucionet publike shëndetësore. Drejtoresha e Klinikës së Kirurgjisë Plastike dhe Rikonstruktive, Dr. Violeta Zatriqi, falënderoi Ministrin Vitia që ka mbështetur furnizimin me implante dhe materiale për të bërë rikonstruktim të gjirit. Ajo theksoi se deri me tani për 25 gra është kryer me sukses rikonstruktimi i gjirit dhe pritet të vazhdohet me rikonstruktim edhe te gratë e tjera. Ministria e Shëndetësisë dhe ShSKUK, do të vazhdojnë me investime të tjera për të lehtësuar diagnostikimin dhe trajtimin e grave të prekura nga Kanceri. --------------------------------------------------------------------- Minister Vitia visited the Clinic of Plastic and Reconstructive Surgery Prishtina, October 6, 2023 Minister of Health, Dr. Arben Vitia, within the framework of Breast Cancer Awareness Month, visited the Clinic of Plastic and Reconstructive Surgery today. Minister Vitia expressed his satisfaction that Kosovo, for the first time, through the budget of HUCSK, has provided over 100 implants and 50 expanders, where the reconstruction of the breast can now be performed in the UCCK, without the need to pay 3 to 5 thousand euros in private health institutions. According to him, over 50 women will have the opportunity to have breast reconstruction, where the Ministry of Health will continue with investments in order for women affected by cancer to have easier diagnosis and treatment in public health institutions. The Director of the Clinic of Plastic and Reconstructive Surgery, Dr. Violeta Zatriqi, thanked Minister Vitia for supporting the supply of implants and materials for breast reconstruction. She emphasized that so far breast reconstruction has been successfully performed for 25 women, and it is expected to continue with reconstruction for other women as well. The Ministry of Health and HUCSK will continue with other investments to facilitate the diagnosis and treatment of women affected by Cancer. ----------------------------------------------------------------------- Ministar Vitia posetio je Kliniku za plastičnu i rekonstruktivnu hirurgiju Priština, 06. oktobar 2023 U okviru Meseca podizanja svesti za borbu protiv raka dojke, danas je ministar zdravstva dr. Arben Vitia posetio je Kliniku za plastičnu i rekonstruktivnu hirurgiju. Ministar Vitia je izrazio zadovoljstvo što je država Kosovo po prvi put kroz budžet UBKSK-a obezbedila više od 100 implantata i 50 ekspandera, gde se sada može uraditi rekonstrukcija dojke u UKCK-u, bez plaćanja 3 do 5 hiljada evra u privatnim zdravstvenim institucijama. Prema njegovim rečima, više od 50 žena imaće priliku da rekonstruiše dojku, gde će Ministarstvo zdravstva nastaviti sa ulaganjima kako bi žene obolele od raka imale lakšu dijagnostiku i lečenje u javnim zdravstvenim institucijama. Direktorka Klinike za plastičnu i rekonstruktivnu hirurgiju dr. Violeta Zatriqi se zahvalila ministru Vitia na podršci nabavke implantata i materijala za rekonstrukciju dojke. Ona je istakla da su do sada 25 žene uspešno obavile rekonstrukciju dojke i da se očekuje da će se nastaviti sa rekonstrukcijom i kod drugih žena. Ministarstvo zdravstva i UBKSK će nastaviti sa drugim investicijama kako bi se olakšala dijagnoza i lečenje žena obolelih od raka.